Stresi kërkon falje publike për sharjet: Kam qenë jashtë kontrollit

Stresi kërkon falje publike për sharjet: Kam qenë jashtë kontrollit

21:50, 29/09/2023
A+ Aa A-

Reperi i njohur, Arkimed Lushaj ka kërkuar një ndjesë publike në rrjetet sociale.

Përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, tropojani ka shkruar se dëshiron t’i kërkojë falje kujtdo që e ka rënduar me fjalë.

Ai shkroi se nuk ka qenë plotësisht nën kontroll në momentin kur e ka bërë gjestin në fjalë.

E kjo përgjigje e tij duket se vjen pas një video të tij shumë të diskutueshme në TikTok pak kohë më parë, kur bëri një ”kërcënim” duke thënë se ai nuk fal dhe nuk harron kurrë.

Ky është postimi i plotë i Stresit:

”Jeta është tamam si një labirint, asnjëherë nuk e dimë se çfarë sfide apo pengese tjetër vjen më pas. Unë mendoj që kemi dy opsione: të marrin kontrollin pasi kemi dalë jashtë tij dhe e dyta i bie të mbijetosh nën presion. Kërkoj falje, nuk jam unë ai por koha tregon më së miri. I kërkoj falje familjes sime që janë bërë pjesë e internetit tashmë dhe pjesë e sharjeve. Unë i kërkoj falje publikisht të gjithë atyre që i kam ofenduar familjen por kam qenë jashtë kontrollit sepse u bë një vit e gjysmë, mos më shumë, që vetëm ofendohen familjarët tanë nga njerëz që si duket i kanë bërë mirë llogaritë me veten e tyre dhe kur i dëgjoj këto gjëra, normalisht janë shpifje por çdo gjë ka një limit. Unë do e respektoj këtë gjë bindshëm, lërini familjet, shihemi personalisht një ditë. Edhe njëherë, ju kërkoj falje, për të tjerat, i di Zoti i madh“, shkruan reperi në profilin e tij në InstaStory.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco