E pushuan nga puna për shkak të besimit të tij të krishter, aktori i 'Hercules' bën rrëfimin e rrallë

E pushuan nga puna për shkak të besimit të tij të krishter, aktori i 'Hercules' bën rrëfimin e rrallë

20:15, 29/09/2023
A+ Aa A-

Aktori Kevin Sorbo foli për anulimin e tij si pjsmarrës në filmin në Hollywood për vite me radhë për shkak të besimeve të tij të krishtera dhe pikëpamjeve konservatore.

Aktori 64-vjeçar fitoi famë ndërkombëtare kur luajti si gjysmëperëndia greke Hercules në shfaqjen hit “Hercules: The Legendary Journeys” për gjashtë sezone nga 1995 deri në 1999.

Megjithatë, ai ka thënë më parë se u bë “djaloshi origjinal i kulturës së anulimit” pasi filloi të transmetonte pikëpamjet e tij politike dhe fetare në mediat sociale.

Sorbo dhe gruaja e tij Sam Sorbo së fundmi folën për Fox News Digital për filmin e tyre të ardhshëm, “Mrekullia në Teksasin Lindor”, i cili u frymëzua nga një histori e vërtetë dhe ndjek dy mashtrues që përpiqen të bindin një grup të vejash për të investuar në vajin e tyre të pavlerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco