Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

Disney publikon trailer-in për filmin e ri të animuar 'Wish'

Disney publikon trailer-in për filmin e ri të animuar 'Wish'

14:53, 29/09/2023
A+ Aa A-

Në një botë ku dëshirat realizohen dhe yjet mbajnë çelësin e magjisë, Disney zbulon trailerin për filmin e tij më të ri të animuar, “Wish”.

Aktorja fituese e çmimit “Oscar”, Ariana DeBose, i jep zë Asha, një 17-vjeçareje që jeton në mbretërinë magjepsëse të Rosas, një tokë e ndërtuar mbi shpresa dhe ëndrra, e sunduar nga mbreti Magnifico.

Rosas është një mbretëri ku dëshirat e njerëzve formojnë botën dhe ku Asha zbulon personazhin kozmik “Star” pasi e thërret pa dashje.

Image

Mbretëria, nën sundimin e mbretit Magnifico, krijon skenën për një përrallë magjie, aventurash dhe ndjekjeje të dëshirës së zemrës.

Asha qëndron në udhëkryqin e rinisë dhe moshës madhore, duke mishëruar idealizmin dhe çiltërsinë karakteristike të asaj moshe.

Teksa nis udhëtimin, ajo dëshmon të metat e botës dhe ndjen zjarrin e padrejtësisë, duke pyetur: “Çfarë do të bëj?”.Fituesja e “Grammy”-t Julia Michaels, e njohur për hitet si “Sorry” e Justin Bieber dhe “Hands to Myself” e Selena Gomez, bashkëpunon me Benjamin Rice për të krijuar shtatë këngë origjinale për filmin.

Kolona zanore përfshin një baladë të fuqishme për King Magnifico dhe “This Wish” një këngë që përmbledh dëshirën e Ashas teksa ajo shikon yjet.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco