Itali/ Shqiptarja që po 'çmend' të gjithë meshkujt në Grande Fratello

Itali/ Shqiptarja që po 'çmend' të gjithë meshkujt në Grande Fratello

12:21, 29/09/2023
A+ Aa A-

Heidi Baci, 26 vjeç, e lindur në Vasto (Chieti) nga prindër me origjinë boshnjake-shqiptare  është një nga konkurrentet e Big Brother 2023 në shtetin fqinj, Itali.

 Ajo punon në sektorin detar dhe në klipin e prezantimit tha se është beqare dhe tregoi se në fëmijëri ka bërë përkthyesen për gjyshërit e saj të cilët flisnin shqip. 

Banori i parë që ra në dashuri me të ishte Massimiliano Varrese.

 Që kur ishte adoleshente, ajo donte të largohej nga provinca, kështu që pas shkollës së mesme u transferua në Milano ku filloi të punonte si modele dhe më pas filloi të menaxhonte një snack bar.

Gjatë pandemisë ajo rikrijoi veten, filloi të punojë në një kompani që prodhon varka elektrike dhe shpejt u bë një konsulente shitjesh. 

Mediat italiane shkruajnë se ka nga ata banorë që ëndërrojnë për Heidin, nga ata që duan të mësojnë më shumë për personalitetin e saj por edhe nga ata që i frikësohen. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco