Lajmi i fundit

Nëna me 3 fëmijët të zhdukur prej tre ditësh/ Gjendet i pajetë në Drin një prej të miturve. Dyshohet se…

Michelle Obama  paguhet 700,000 euro për një orë konferencë në Mynih

Michelle Obama paguhet 700,000 euro për një orë konferencë në Mynih

20:27, 27/09/2023
A+ Aa A-

Gjermanët e paguan shumë ish-Zonjën e Parë të SHBA-së, Michelle Obama, për fjalimin e saj, që zgjati vetëm një orë, në një ekspozitë mbi Teknologjinë e mbajtur dje në Mynih.

Michelle do të marrë një çek prej 700,000 euro për një fjalim me titull: “Diversiteti dhe Përfshirja”, shkruan shtypi britanik.

“Michelle Obama u paraqit dje në ekspozitën e teknologjisë “Bits & Pretzels Founder Festival” që mbahet çdo vit në Mynih”, tha gazeta britanike “Daily Mail”.

Katër vjet më parë, në të njëjtën ekspozitë në Mynih, edhe bashkëshorti i saj kishte mbajtur një fjalim, tha botimi.

Gruaja 59-vjeçare e Barack Obamës mori në shtëpi një çek për shumën jo të parëndësishme për fjalimin e saj në një konferencë të mbajtur në margjinat e festivalit vjetor të birrës Oktoberfest, thanë dy burime të cituara nga organizatorët e konferencës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco