Loredana dhe Mozzik janë prindër të 2 fëmijëve?!

Loredana dhe Mozzik janë prindër të 2 fëmijëve?!

15:24, 27/09/2023
A+ Aa A-

Loredana Zefi ka habitur jo pak ndjekësit me postimet e fundit në rrjete sociale. Referuar shumë komenteve, ajo dhe Mozzik janë prindër të dy fëmijëve. I marrim gjërat me radhë.

Image

Më 14 shtator, Loredana u shfaq me të bijën, Hanën, dhe një bebe në një event të markës gjermane Joop, me të cilën ka bashkëpunuar së fundmi për një koleksion.

“Që kur ka dy fëmijë? Humba diçka?” pyet i habitur dikush. “Fëmija i kujt është?” lexohet në një koment të radhës. “Ajo ishte shtatzënë. 1 vit e gjysmë më parë dhe ka postuar një bebe në Instagram Story. Është fëmija i Mozzik,” thotë një tjetër.

Në mars 2021, reperja – asokohe në një lidhje me Mozzik – postoi foton e një palë këpucëve të vogla ku shkruante: “Kam nevojë për një bebe tjetër.”

Image

Në maj 2021, publikoi sërish të njëjtin emoji si mbishkrim në një foto ku shfaqej me një bebe të porsalindur. Asokohe, u aludua se Loredana dhe Mozzik u bënë prindër, por më vonë u tha se fotoja ishte shkëputur nga një videoklip i ardhshëm. Për shkak se u ndanë, thuhet se videoklipi nuk u publikua kurrë.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco