Vincent Cassel, e dashura e re është identike me ish-in!

Vincent Cassel, e dashura e re është identike me ish-in!

12:50, 27/09/2023
A+ Aa A-

Vincent Cassel është sërish i dashuruar, pas përfundimit të martesës me Tina Kunakey.

Duket se aktori 56-vjeçar ka rënë kokë e këmbë në dashuri me bukuroshen Narah Baptista, një modele 27-vjeçare me origjinë australiane dhe braziliane. Forma të theksuara, kaçurrela të zeza shumë të gjata, sy të errët dhe intensiv: ngjashmëria mes flakës së re të aktorit dhe ish-bashkëshortes së tij është mbresëlënëse.

Thashethemet në mediat franceze vazhdojnë prej javësh, por së fundi disa pastime në rrjetet sociale të Cassel duket se e konfirmojnë lidhjen e tyre.  

Image

Së bashku ata morën pjesë në një event në Rio De Zhaneiro dhe videot e të dyve duke u kapur pranë njëri-tjetrit përfunduan në Instagram. Gjithashtu në rrjetet sociale, ajo shkroi në spanjisht duke postuar një sërë selfie: “E jotja”. Ai u përgjigj në portugalisht: “I yti”.  

Image

 Narah Baptista është 27 vjeç – 29 më e re se Vincent Cassel – dhe ka lindur në Brazil. Ajo jetoi për një periudhë në Australi ku filloi karrierën e saj si modele, duke marrë pjesë në Miss Universe për të përfaqësuar vendin. Është sportdashëse e madhe: i pëlqen të vrapojë në plazh dhe të kërcejë, por ëndrra e saj sekrete është të bëhet aktore. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco