Cher akuzohet se punësoi 4 burra për të rrëmbyer djalin e saj

Cher akuzohet se punësoi 4 burra për të rrëmbyer djalin e saj

08:56, 27/09/2023
A+ Aa A-

Cher është akuzuar për punësimin e 4 burrave që të rrëmbenin djalin e saj, Ellijah Blue Allman, në një dhomë hoteli në New York. Arsyeja? Për ta ndaluar atë të pajtohej me bashkëshorten me të cilën ishte zënë. Padia është ngritur nga bashkëshortja e tij, me të cilën është në proces divorci.
 
Gruaja e tij, Maria Angela King bëri deklaratën befasuese në një dokument gjyqësor të dërguar në Gjykatën e Lartë të Los Angeles. Sipas dokumenteve, të siguruara nga ET, King pretendon se asaj iu tha se Cher punësoi 4 persona për të zhvendosur Allman nga dhoma e hotelit natën e përvjetorit të martesës së tyre.

Image

Ajo pretendon se kaluan vetëm 12 ditë së bashku, që nga 18 nëntori dhe se më 30 nëntor 2022, 4 persona hynë në dhomën e hotelit për të marrë Allman nga dhoma.
 
“Një nga katër burrat që e morën, më tha se ishte punësuar nga nëna e personit”, thuhet në dokumentet e gjykatës. “Që prej gushtit të vitit 2022, më është thënë se nuk lejohet të flas apo ta shoh Allman, i cili ndodhet në izolim, në një godinë trajtimi që nuk e di. Më është thënë gjithashtu se ai nuk ka akses në teleflonin e tij”, shprehet King.
 
Gjithashtu, bashkëshortja e djalit pretendon se Cher i ka kërkuar të largohej nga shtëpia e familjes, në mungesë të Allman.
 
Seanca gjyqësore është caktuar më 27 tetor në Los Angeles. Padia është ngritur në dhjetor, por tani kanë dalë në dritë dokumentet.

Ellijah Blue Allman ka lindur më 10 korrik 1976 dhe është djali i Cher dhe Gregg Allman. Cher ka edhe një djalë tjetër, Chaz Bono, i lindur më 4 mars 1969, me bashkëshortin e ndjerë, Sonny Bono.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco