Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

'Ka qenë një traumë për mua…', Adelina Tahiri flet për grabitjen e shtëpisë së saj!

'Ka qenë një traumë për mua…', Adelina Tahiri flet për grabitjen e shtëpisë së saj!

15:49, 26/09/2023
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri në “Live From Tirana”, Adelina Tahiri ka folur për jetën e saj personale, por edhe për atë profesionale. Para pak kohësh në media ka qarkulluar lajmi se shtëpia e saj në Selanik ishte grabitur, lidhur me këtë ajo ka thënë,

“Një femër e fortë kalon çdo gjë, ngre kokën lart dhe i kalon. Në fakt, ka ndodhur në shtëpinë ku jetoj në Shkup, në Maqedoni. Nuk doja ta diskutoja sepse nuk kisha fuqi të merresha me të. Më kanë hyrë në shtëpi, më kanë marrë gjëra me vlerë.

Por nuk është këtu problemi. Kam pasur kujtime nga njerëz që nuk janë më. Sado që t’i blesh nuk mund t’i zëvendësosh më. Unë isha në Greqi me pushime në atë kohë. Ngjarja ka ndodhur një të premte. Kishin hyrë nga ballkoni, jo nga dera. Unë jetoj në kat të dytë dhe nuk e di si kanë mundur.

Image

Por jam tmerruar dhe ka qenë një traumë për mua. E kam përjetuar shumë rëndë. Unë edhe sot e kësaj dite mendoj se si do ta gjej shtëpinë kur të shkoj. Denoncimin e bëra dhe tani ia kam lënë në dorë policinë. Por në fakt nuk kam ndonjë shpresë, nuk e di pse”.

E pyetur se si i përballon gjërat që e mërzisin, këngëtarja tha, “Nuk dua t’i mërzis njerëzit rreth meje dhe mbyllem në vete. Më pëlqen të kaloj kohë me njerëz që më bëjnë të qesh. Pastaj mbyllem në vete, qaj pak dhe kalon. Kam qenë shumë e mërzitur këto kohë dhe nuk e kam pasur mendjen te krijimi i këngëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco