George Clooney nuk do të shesë vilën e tij në liqenin e Komos

George Clooney nuk do të shesë vilën e tij në liqenin e Komos

14:31, 26/09/2023
A+ Aa A-

George Clooney është shprehur se nuk do të shesë vilën e tij të famshme në Liqenin e Komos : "Nuk është e vërtetë".

 Këtë e ka deklaruar vetë ylli i Hollivudit përmes një përfaqësuesi të saj për revistën amerikane People. 

“Hera e parë që dëgjova për të ishte kur Page Six publikoi historinë. Të gjithë e besuan. Por nuk është e vërtetë”, tha aktori 62-vjeçar përmes zëdhënësit të tij.

 Aktori e bleu vilën në fshatin e vogël Como, në Itali njëzet vjet më parë të cilën tani e ndan me gruan e tij, avokaten Amal Clooney, me të cilën u martua në vitin 2014 në resortin Aman Canal Grande në Venecia dhe me binjakët e tyre Alexander dhe Ella të lindur në qershor 2017.

Clooney dyshohet se bleu Villa Oleandra nga familja Heinz në vitin 2002, kur ishte ende beqar, për rreth 10 milionë dollarë. 

Sipas Washington Post, blerja e vilës në Liqenin e Komos nga Clooney, atë vit çoi në një bum të pasurive të paluajtshme në zonë, duke shkaktuar dyfishimin e çmimeve të blerjes. 

George më vonë bleu një pronë ngjitur, duke e bërë atë "një nga shtëpitë private më të mëdha në zonë", sipas Wall Street Journal. 

Vlera e rezidencës me 25 dhoma u vlerësua më shumë se 100 milionë dollarë në vitin 2022.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco