Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Britney Spears bën lëvizje të guximshme me thika në duar

Britney Spears bën lëvizje të guximshme me thika në duar

13:00, 26/09/2023
A+ Aa A-

Ylli i pop-it Britney Spears ka kohë që i është larguar muzikës, dhe duket se e vetmja gjë që i bën kuriozë fansat e saj tani janë postimet e saj të çuditshme në Instagram.

Së fundmi ajo ka postuar një video ku shfaqet duke kërcyer nën ritmin e një kënge, teksa në të dyja duart mbante dy thika.

Lëvizjet e saj janë dukshëm të guximshme, pasi nga momenti në moment duket sikur do të lëndojë veten  me mjetet e forta në duar. Megjithatë këngëtarja qetëson fansat dhe tregon se thikat nuk janë ‘reale’ thjesht është në atmosferën e ‘Hollween’.

Kujtojmë se së fundmi, këngëtarja është duke kaluar një periudhë të vështirë pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, me të cilin tashmë ka nisur edhe procesin e divorcit dhe janë në konflikte për çështje financiare. Ajo përflitet se së fundmi është në romancë me një punëtor të sajin, i skeduar në veprimtari të rënda kriminale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco