Njerëzit mendojnë se Kourtney zbuloi emrin e bebit dhe më pas fshiu postimin

Njerëzit mendojnë se Kourtney zbuloi emrin e bebit dhe më pas fshiu postimin

11:16, 26/09/2023
A+ Aa A-

Kourtney Kardashian organizoi një babyshower me tematikë Disney dhe publikoi disa foto nga festa që bëri bashkë gjithë familjen Kardashian, miq dhe njerëzit e afërt.

Mes fotove, ishte dhe një detaj që tregon se ndoshta Kourt zbuloi emrin e bebushit dhe mund të jetë Rocky.

Image
Njerëzit në Reddit aluduan menjëherë se Kourt tregoi padashje (ose jo) emrin e djalit, të cilin e kishte vendosur te “pema e dëshirave”. Ajo postoi foton në InstaStory dhe njerëzit menjëherë i bënë screenshot, e zmadhuan dhe besojnë se në një prej letrave shkruhej një mesazh që fillonte me: “May Baby Rocky”.

Image

Edhe më parë, Travis e ka shprehur dëshirën për t’ia vendosur emrin djalit Rocky. Në podkastin “Goat Talk”, ku bisedonte me vajzën e tij, Alabama, bateristi tha se ai ishte emri që kishte qejf dhe e bija u shpreh se ishte një emër shumë i keq. Edhe pse Travis e pranoi se s’ishte një emër shumë i bukur, sërish argumentoi se ishte e kishte përzgjedhur për shkak të Rocky George, bateristi i “Suicidal Tendencies” dhe sepse “Rocky” ka qenë filmi më i bukur për boksin.

Pak pasi bënë publik lajmin se do të bëhen prindër, Travis dhe Kourtney thanë se e kanë zgjedhur emrin e djalit.

Kardashian është gjithashtu nëna e Mason, Penelope dhe Reign, për të cilët bashkëprindëron me ish-partnerin, Scott Disick, ndërsa Barker është babai i Landon dhe Alabama, së bashku me ish-gruan, Shanna Moakler.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco