Regjisori i 'Në Kuadër të Dashurisë' flet për çiftin Luiz-Olta në film

Regjisori i 'Në Kuadër të Dashurisë' flet për çiftin Luiz-Olta në film

09:55, 26/09/2023
A+ Aa A-

Sot në “Ftesë në 5”, ishte i ftuar regjisori i “Në Kuadër të Dashurisë” Koloreto Cukali, i cili ndau më shumë detaje nga filmi.

I pyetur për dyshen protagoniste Olta-Luiz, Koloreto tha se janë treguar shume profesionistë dhe mes tyre ka pasur kimi në film.

“Janë të dy shumë të vërtetë në rolet që luajnë. Janë partnerë shumë të mirë ndihmojnë jo vetëm veten, por edhe partnerin. Ka qenë shumë komode dhe s’di të ketë probleme nga ato që publiku tifoz mund të presin dhe te komentojë. Mendoj që ka ardhur koha që edhe për publikun e tifozerisë të kalojë ne nivel tjetër.” tha ndër të tjera ai.

Sa i përket puthjeve në buzë, Cukali tha se të gjithë çiftet janë treguar profesionistë dhe se në ketë kohë të prodhimit të filmave, nuk mund të ketë histori dashurie pa puthje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco