'Love Island Albania': Ish-i i bashkohet garës, por konkurrenti shtiret sikur s'e njeh

'Love Island Albania': Ish-i i bashkohet garës, por konkurrenti shtiret sikur s'e njeh

15:52, 25/09/2023
A+ Aa A-

Mbrëmë, një bombshell i ri iu shtua garës së “Love Island Albania”. Xhesika, një vajzë e re, 28 vjeç, energjike dhe me synime të qarta, e cila jeton në Londër, hyri brenda vilës së famshme të dashurisë dhe menjëherë pati reagime, sidomos nga Denisi, i cili është ish-i dashuri i saj.

Denisi u bë pjesë e garës disa ditë më parë dhe gjëja e fundit që priste, me siguri ishte ish-e dashura në të njëjtin program me të, sidomos pasi ata u ndanë pak para se Denisi të hynte në “Love Island Albania”.

Para se Xhesika të prezantohej me ‘ishullorët’, Luana s’e kurseu një provokim për Denisin dhe i tha atij që të mirëpriste ‘bombshellin’ e ri. Denisi shkoi dhe u surprizua jo pak, duke shkaktuar edhe shumë të qeshura në studio, me shumë gjasa, edhe tek ti që po e shihje programin. Reagimi i parë i Denisit? Iu prezantua Xhesikës sikur s’e kishte fare idenë se kush ishte ajo, me justifikimin se ‘donte të bënte pak të vështirin’.

Luana tha se ata kishin aplikuar të dy në të njëjtën kohë dhe pse jo, u bënë të dy pjesë e programit. Xhesika tregoi edhe arsyen e ndarjes, duke u shprehur: “Denisi nuk kishte kohë të më përkushtohej, pasi ishte i përkushtuar te masteri. Masteri quhej “Love Island Albania” dhe unë thashë po e bëj dhe unë jam që jam”. Sipas Denisit, lidhja e tyre zgjati 8 muaj dhe ata kishin kaluar shumë kohë së bashku.

Për hyrjen e Xhesikës pati reagime të ndryshme. Disa prej ‘ishullorëve’ mendojnë se historia e saj me Denisin do ta penalizojë në program.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco