‘Ti je dashnorja e…’/ Erjola flet për komentet fyese në rrjete sociale

‘Ti je dashnorja e…’/ Erjola flet për komentet fyese në rrjete sociale

15:39, 25/09/2023
A+ Aa A-

Moderatorja Erjola Doçi ka treguar se në rrjete sociale merr shumë komente negative nga ndjekësit, disa prej të cilve fjalë fyese dhe aspak etike. Në rubrikën ‘Trotuar’ në ‘E Diell’ ku po diskutohej tema: ‘Gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale’, Doçi tregoi një rast konkret, ku disa prej komentuesëve i drejtoheshin si: Dashnorja e Bled Mane.

“Rasti konkret i imi i urrejtjes, përpos shumë fjalëve dhe shpifjeve, kanë qenë kur Bledi më nxirrte në fillimet e mia, ‘ti je dashnorja e Bled Manes’. Jemi një popull që urrejmë shumë dhe duhet të kurohemi se kjo është sëmundje”, tha Erjola.

Ndërkohë këtu ndërhyn Shqipe Hysenaj e cila tha se ‘Bledi kështu n’a ka bërë të gjithave, dashnore, të dashura, nuse’. Duke iu drejtuar gazetarit të njohur, Shqipja shtoi:

“Bledi të lutem, ti një punë ke. Ti gjithmonë një punë ke pasur. Kushdo që të afrohet ty ‘jo po se kjo’, fillon e prek. Bledi njihet dhe të përmirësojë veten se nuk është normale. Mënyra se si flet dhe si u afrohesh gocash…”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco