Shakira: Ëndrra ime ishte të rrisja fëmijët me babanë e tyre, tani nuk do ndodhë më!

Shakira: Ëndrra ime ishte të rrisja fëmijët me babanë e tyre, tani nuk do ndodhë më!

13:41, 25/09/2023
A+ Aa A-

Pas disa muajsh heshtje Shakira është rikthyer duke folur në një intervistë për revistën Billboard pasi u zgjodh si Gruaja e Vitit.

Jeta e saj është kthyer 180 gradë dhe ka ndryshuar “drastikisht” dhe ajo që vlerëson më shumë tani pas ndarjes është koha që ajo kalon me fëmijët e saj: “Kohën që kaloj me fëmijët e mi, jam me ta. Për shembull, gjatë kësah vere, ata ishin me mua, nuk ishin me babain e tyre, u përkushtova totalisht atyre”.

Artistja ka siguruar se i kushtoi më shumë kohë familjes së saj sesa karrierës si artiste, por ka konfirmuar se “do të lançojë më shpesh muzikë”.

Shakira tha se jeta e saj ka ndryshuar në mënyrë drastike dhe ëndrrat e saj nuk do të realizohen më: “Ëndrra ime më e madhe ishte të rrisja fëmijët me babanë e tyre, të kisha një familje. Të kapërceja problemet, pengesat. .. dhe te plakem prane dikujt. E di qe nuk do ta kem këtë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco