Konkurrentja e ‘DWTS’ nuk humb kohë, ka dy emra për në finale

Konkurrentja e ‘DWTS’ nuk humb kohë, ka dy emra për në finale

13:05, 25/09/2023
A+ Aa A-

Juliana Nura është konfirmuar tashmë si një nga konkurrentet e spektaklit magjik të kërcimit ‘Dancing With The Satrs’. Ajo ishte sot e ftuar në emisionin ‘Wake Up’ së bashku me partnerin e saj skenik në ‘Dancing With The Stars’, Dion. Dyshja foli për këtë eksperiencë të re kaq emocionuese, sfidat dhe vështirësitë dhe synimin e tyre në show-n magjik të kërcimit. Juliana merret me fitness dhe u shpreh për dashurinë e madhe që ka për të.

“Fitnesi më pëlqen. Mendje e shëndetshme, fizik të shëndetshem, kjo është ajo që ne e kemi të rëndësishme sepse kemi jetë të ngarkuar. Kjo është arsyeja pse i jam futur biznesit. Unë punoj me shumë gra dhe vajza”, tha Nura.

Bukuroshja nga Kosova duket shumë e vendosur, e ndërsa partneri i saj ka kusht të domosdoshëm të shkojë në finale e DWTS, Juliana synon shumë më tepër, fitoren.

Image

Unë në jetën time kurrë nuk jam trembur. Fifin e kam shoqe dhe shpresoj që të shkojmë bashkë në finale dhe ta fitoj unë ose ajo. Njeriu duhet të jetë i qartë në mendimet e veta. Unë nuk kam hyrë të marr pak emër më shumë, unë dua të tregoj që Xhuli është e mirë edhe në kërcim. Është fokusi. Në jetën time unë e kam një listë se çfarë duhet të bëj. Duhet të jesh e qartë çdo ditë se çfarë do nga jeta jote. Unë jam shumë e rreptë.

Jemi në një mendje kemi të njejtin intensitet të dy. Pushojmë jashtëzakonisht shumë pak dhe vazhdojmë me intenstitet. Është fat që kam Xhulin sepse ajo të përballon fizikisht. E para qe ka fuqinë, ka karakterin ka dhe elegancën sepse do na shërbejnë në zhanre të ndryshme që do kërcejmë javë pas jave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco