Noizy pas ngjarjeve në Kosovë:' Zot mos na provo, por nëse duhet jemi gjithmonë gati'

Noizy pas ngjarjeve në Kosovë:' Zot mos na provo, por nëse duhet jemi gjithmonë gati'

11:21, 25/09/2023
A+ Aa A-

 

Si pasojë e një nga sulmet në vend, Kosova është përballuar me një situatë mjaft të vështirë ku si pasojë ka mbetur i vrarë një nga efektivët e policisë.

Lidhur me ngjarjen në fjalë, ka pasur reagime të shumta nga krerët shtetëror,por nuk kanë munguar figurat publike të cilët kanë shprehur ngushëllime familjarëve të efektivit, dhe janë solidarizuar me Kosovën.

Teksa shumë prej personazheve VIP zgjodhën që të shprehin ngushëllime për familjen e të ndjerit dhe krenari për Policinë e Kosovës, reperi Noizy zgjodhi të tregonte se ishte në gjendje gatishmërie.

Në një postim të publikuar në Instastory ai hkroi se ishte i gatshëm në rast se është nevoja që t’i bashkohet forcave të vendit kundër serbëve.

“Zot mos na provo…por nëse duhet jemi gjithmonë të gatshëm. Jam shumë i sigurte”, shkroi Noizy.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco