Kamera e fshehtë/ Andi Shkoza dhe biondina misterioze

21:47, 22/09/2023
A+ Aa A-

Andi Shkoza është personazhi i radhës, që ka rënë pre e kamerës gazmore të ‘Piranjave’. Këngëtari i cili preku majat e suksesit në vitet 2000, me këngët ‘Taka, taka’, ‘Rudina’, ‘Marsida’, ‘Çapkënia’, ‘Në errësirën e natës’, pa dashje e gjen veten në një moment të errët, m’u në mes të ditës dhe për më tepër në një ambient publik.

Artisti aq i dashur, për dedikimet që u ka bërë vajzave të Shkozës, Ali Demit, Tironës dhe gjithë Shqipërisë i duhet të përballet me pasojat e ‘festave’ private me fanset, në ditët e tij më të lavdishme. Ose më saktë, ky është kurthi , që i kanë përgatitur.

Andi vjen në takim me kolegen e tij Jusin, për të pirë një kafe dhe për të diskutuar mbi disa oferta pune. Natyrisht, pa e ditur se çfarë telashe do t’i hapë vete. Aty e pret një bjonde misterioze, e cila ka ardhur nga Gjermania sepse ka diçka të rëndësishme për t'i thënë.

Mami i saj është një fanse e çmendur e 47 vjeçarit, madje 20 vjet më parë ata kanë kaluar një natë të zjarrtë së bashku. Pavarësisht hezitimit nga ana e këngëtarit, vajza duket e vendosur për t’ia freskuar kujtesën këngëtarit, me detaje të tjera nga historia e tyre e njohjes. Pas një debati me argumente dhe kundër argumente, zbulohet qëllimi i vërtetë i kësaj vizite.

Biondina i thotë se është vajza e tij jashtëligjshme. I tronditur nga deklarata e vajzës panjohur ai, përpiqet ta largojë me takt, por ajo ka ardhur me valixhe me vete dhe me qëllimin për të bërë testin e atësisë. Në këtë moment, këngëtari vendos të largohet nga lokali dhe zbulon se e gjithë është një shaka miqësore.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco