FOTO/ ‘Maskimi’ i Zidane për të mos u njohur në rrugët e Milanos

FOTO/ ‘Maskimi’ i Zidane për të mos u njohur në rrugët e Milanos

17:51, 22/09/2023
A+ Aa A-

Të gjithë personat e famshëm kanë mënyrat e tyre për të mos u njohur kur ecin në rrugë, në mënyrë që të mos shqetësohen nga fansat që i kërkojnë foto dhe autograf.

Disa përdorin maska, disa syze të mëdha dielli, por në rastin e Zinedine Zidane asnjë nga këto nuk është e nevojshme. Ish-futbollisti i Juves dhe Realit, një nga më të mirët në historinë e futbollit, arriti që të mos dallohej se kush ishte nëpër rrugët e Milanos, vetëm duke ndryshuar stilin e veshjes.

Në Instagram, trajneri i cili ka fituar 3 Champions radhazi me Real Madrid, ka postuar një foto ku shihet me një stil befasues: këpucë të bardha, pantallona xhins të ngushta, një xhaketë blu të errët, syze dhe një kapele bezhë. Të gjithë komentuesit shkruanin se do ta kishin të vështirë ta njihnin po ta kishin parë në rrugë.

Dhe e vërteta është që banorët e Milanos nuk e kanë njohur fare legjendën e futbollit botëror…

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco