Prekëse! Shakira flet për Pique: Shpresoja dashuri të përjetshme

Prekëse! Shakira flet për Pique: Shpresoja dashuri të përjetshme

17:39, 22/09/2023
A+ Aa A-

Këngëtarja kolumbiane, Shakira ka thyer heshtjen dhe ka treguar më shumë për marrëdhënien 11-vjeçare me ish-bashkëshortin e saj ish-futbollistit Gerard Pique.

Në një intervistë të fundit për ‘Billboard’ Shakira u shpreh se besonte në dashuri të përjetshme me ish-futbollistin.

‘Prioriteti im ishte shtëpia dhe familja ime. Unë besoja tek shprehja ‘derisa vdekja të na ndajë. E besova dhe kisha këtë ëndërr për veten dhe për fëmijët e mi’,  u shpreh ajo, shkruan People.

Në një rrëfim të rrallë pas ndarjes së bujshme, ylli kolumbian u shpreh se shpresonte të kishte një marrëdhënie të ngjashme si ajo e prindërve të saj, të cilët kanë qenë së bashku për 50 vite.

“Ata e duan njëri-tjetrin si ditën e parë, me një dashuri unike dhe të papërsëritshme,”- tha Shakira.

Ajo gjithashtu tha se gjatë kohës që ishin bashkë, u detyrua ta vinte karrierën e saj në plan të dytë për t’iu përkushtuar marrëdhënies së tyre. Megjithatë pas ndarjes, Shakira është rikthyer plot energji në studion e saj muzikore ku ka në plan të bëjë edhe një turne në vitin 2024.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco