Nëse je një person që fiton para nga rrjetet sociale, duhet ta lexosh patjetër këtë artikull

Nëse je një person që fiton para nga rrjetet sociale, duhet ta lexosh patjetër këtë artikull

15:02, 22/09/2023
A+ Aa A-

TikTok-u dhe rrjetet e tjera sociale, përpos argëtimit, shërbejnë edhe si një burim të ardhurash. Edhe në Shqipëri kjo tendencë është gjithnjë në rritje dhe influencimi është kthyer në një profesion dhe punë me kohë të plotë, ndaj nëse je një person që fiton para nga rrjetet sociale, duhet ta lexosh këtë artikull.

Ministria e Financave ka bërë gati një projektligj që taton me masën 15% personat që fitojnë para përmes rrjeteve sociale. Duke nisur nga viti 2024, kjo taksë hyn në fuqi.

Sipas Euronews, plani për të identifikuar individët që paguhen nga rrjetet sociale, mbështetet mbi pagesat që kompanitë i bëjnë këtyre personave përmes llogarive bankare.

Për momentin, nuk ka një shifër të saktë që identifikon personat që fitojnë para prej rrjeteve sociale, por thuhet se fitimet e tyre janë të majme. 

Tatimi 15% mbi këto të ardhura synohet të mbahet në burim, por edhe nëse i shpëtojnë sitës së parë të Tatimeve, këta individë janë të detyruar të bëjnë pagesën e detyrimit në deklaratën vjetore të të ardhurave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco