Pavarësisht gjuhës së urrejtjes ndaj hebrenjve, CEO i Adidas mbron Kanye-n

Pavarësisht gjuhës së urrejtjes ndaj hebrenjve, CEO i Adidas mbron Kanye-n

12:49, 22/09/2023
A+ Aa A-

Drejtori i Përgjithshëm i Adidas, Bjørn Gulden tha se mendon që Kanye West “nuk donte të thoshte atë çfarë tha” kur bëri disa komente fyese ndaj hebrenjve vitin e kaluar.

Pothuajse një vit më parë, Adidas i dha fund bashkëpunimit me Kanye-n pas komenteve të tij dhe ndërpreu linjën e këpucëve Yeezy. Në një deklaratë në atë kohë, kompania u shpreh se "nuk toleron antisemitizmin dhe çdo lloj tjetër të gjuhës së urrejtjes. Komentet dhe veprimet e fundit të Kanye-s kanë qenë të papranueshme dhe të rrezikshme; ato shkelin vlerat e kompanisë për diversitetin dhe përfshirjen, respektin e ndërsjellë dhe drejtësinë."

Gulden foli disi ndryshe së fundmi në podkastin “In Good Company”.

Image

"Unë mendoj se Kanye West është një nga njerëzit më kreativ në botë," tha ai. "Është për të ardhur keq, sepse nuk mendoj se ai donte të thoshte atë që tha dhe nuk mendoj se është një njeri i keq. Thjesht i doli në atë mënyrë.”

Gulden nuk dha detaje në intervistë. Ai mori postin si CEO janarin e kaluar.

Një zëdhënës i Adidas theksoi se pozicioni i kompanisë nuk ka ndryshuar dhe se përfundimi i bashkëpunimit me Ye ishte një masë e duhur.

Nën markën Yeezy, Kanye West krijoi veshje sportive dhe atlete që ishin jashtëzakonisht të suksesshme për Adidas. Por gjigandi i veshjeve sportive i dha fund bashkëpunimit tetorin e kaluar pasi reperi lavdëroi Adolf Hitlerin dhe nazistët në një intervistë si edhe bëri komente fyese për hebrenjtë.

Ndër të tjera, Kanye është shprehur se “hebrenjtë kontrollojnë financat botërore dhe mediat” dhe “kanë shpikur cancel culture” (cancel culture – kultura e anulimit i referohet anulimit të mbështetjes për figurat publike ose kompanitë pasi kanë bërë diçka që konsiderohet e pakëndshme ose fyese).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco