Deklarata emocionuese e Shakiras për ndarjen nga Pique: Mendoja se vetëm vdekja do të na ndante

Deklarata emocionuese e Shakiras për ndarjen nga Pique: Mendoja se vetëm vdekja do të na ndante

12:11, 22/09/2023
A+ Aa A-

Shakira mendonte se ajo dhe Gerard Pique do ishin gjithë jetën së bashku përpara tradhtisë së tij të përfolur.

Këngëtarja e cila njoftoi ndarjen e saj nga futbollisti në qershor të vitit 2022 – u tregua e sinqertë për prishjen e marrëdhënies së tyre 11-vjeçare gjatë një interviste me Billboard të botuar të enjten.

“Prioriteti im ishte shtëpia ime, familja ime. Unë besoja në ‘derisa vdekja të na ndajë’. Unë e besova atë ëndërr dhe e pata atë ëndërr për veten time, për fëmijët e mi”, tha ajo për gazetën.

Ajo dhe Pique kanë dy djem, Milan, 10 vjeç dhe Sasha, 8 vjeç.

Krijuesja kolumbiane e hiteve shtoi se shpresonte të kishte një dashuri të përjetshme të ngjashme me prindërit e saj, të cilët kanë qenë së bashku për 50 vjet.

“Ata e duan njëri-tjetrin si ditën e parë, me një dashuri unike dhe të papërsëritshme,” shpjegoi Shakira. “Kështu që unë e di që është e mundur”.

“Dhe ka qenë gjithmonë shembulli im,” shtoi ajo. “Kjo është ajo që doja për veten dhe fëmijët e mi, por nuk ndodhi”.

Image

Sa i përket dy fëmijëve të saj, fituesja e Grammy-t zbuloi se ata po lulëzojnë larg vëmendjes pas lëvizjes së fundit në SHBA.

“Situata mediatike ishte e vështirë për ta [në Barcelonë]. Ne kishim paparacët në pragun tonë çdo ditë,” shpjegoi ajo.

“Këtu, ata janë fëmijë normalë që shijojnë normalitetin, gjë që duhet të jetë shkolla: një strehë e sigurt ku ata mund të jenë vetvetja”.

Ylli kolumbian i popit dyshohet se zbuloi se Gerard kishte një lidhje kur kuptoi se ai po zhdukej nga shtëpia e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco