E veshi djalin me kostum ngjyrë rozë në foton e parë publike, Rihanna ka një shpjegim të qartë për këtë!

E veshi djalin me kostum ngjyrë rozë në foton e parë publike, Rihanna ka një shpjegim të qartë për këtë!

11:35, 22/09/2023
A+ Aa A-

Rihanna dhe Asap Rocky na prezantuan për herë të parë me djalin e tyre të vogël Riot Rose. Ajo që u komentua më tepër ishte ngjyra me të cilën Rihanna zgjodhi të prezantonte bebushin.  

Në një intervistë për “British Vouge” ajo tha se i pëlqen t’i veshë djemtë e saj me rozë dhe dizajnin e lule, duke treguar më shumë rreth stilit të saj.

“Një nga veshjet e mia të preferuara që ai ka është një version në miniaturë i njërës prej Rocky-t. Më pëlqen ta vesh me gjëra që nuk duken si rrobat e foshnjës. Më pëlqen të eksperimentoj. E vesh me gjëra me lule. E kam veshur me rozë të nxehtë. Më pëlqen kjo. Mendoj se rrjedhshmëria në modë është më e mira. Unë gjithmonë blej në departamentin e meshkujve”, tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco