‘Xhubleta’ mes portretizimit të nënës dhe figurës së fortë të gruas nga Albana Osmani

10:34, 22/09/2023
A+ Aa A-

Gazetarja e njohur Albana Osmanie ftuar mëngjesin e sotëm në pjesën e fundit të ‘Kafe Shqeto’ na tregon përjetimet dhe të pathënat rreth porterit të saj ‘Xhubleta’.

E gjendur mes pyetjeve të shumta për traditat e Shqiperisë së saj të madhe, Osmani u shpreh se gjatë vitit që lamë pas teksa Xhubleta u bë pjesë e Unesco-s e ka studiuar deri në detaje për ta sjellë atë si një portret të kompletuar me elementet tradicionale të saj.

Diskutimi në studio:

Flavio:Kohët e fundit e pasur një angazhim të madh me veten, më trego pak për xhublektën si përpjekje për të treguar diçka që është e jona?

Albana Osmani: 'E para kisha një vit shumë të ngarkuar dhe ajo që më qetëson thellë-thellë në shpirtin tim është të krijoj dhe këtu nuk është e thënë domosdoshmërisht vetëm piktura po ashtu e ndjeva, kështu e frymëzuar nga ajo që ndodhi në vitin 2022 ku xhubleta u bë pjesë e listës të trashëgimisë kulturore jo materiale në Unesco, duke e studiuar me detaj edhe pse më para nuk i kisha kushtuar shumë rëndësi e shikoja si një veshje që më ngjante si një këmbanë dhe dukej sikur edhe simbolikisht na thërriste.

Mua më vjen shumë mirë që më në fund kjo u mbrojt dhe u fut tek pjesa autentike që na përket dhe padiskutim të gjithë ne na thërret vetë toka, pa dashur të kaoj tek këto terma dhe ta teproj, por kjo është me të vërtetë ajo çfarë është dhe nuk e mohojmë dot.

Kam zgjedhur një fabul ku kam vënë babanë tim protagonistin kryesor me disa pyetje shumë të rëndësishme që unë i kam dëgjuar qëkur kam qenë një vajzë shumë e vogël nga të afërmit e mi që janë rritur në veri-lindjen e vendit ku me gegënishten e pastër i mshonin shumë këtyre vlerave'.

Klea Sula/ Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco