Zbulohet shkaku i vdekjes së Angus Cloud

Zbulohet shkaku i vdekjes së Angus Cloud

08:35, 22/09/2023
A+ Aa A-

Aktori Angus Cloud ndërroi jetë në korrik nga një mbidozë aksidentale e kokainës, fentanilit dhe substancave të tjera, njoftoi të enjten zyra e mjekësisë ligjore në Kaliforni.

Shkaku i vdekjes së Cloud ishte "helmimi akut" për shkak të "efekteve të kombinuara të metamfetaminës, kokainës, fentanilit dhe benzodiazepinave".

Aktori u shpall i vdekur në shtëpinë e prindërve të tij më 31 korrik në Oakland. Ai ishte 25 vjeç.

Angus Cloud u bë i famshëm në serialin “Euphoria” ku luajti rolin e shpërndarësit të drogës Fezco "Fez" O'Neill dhe shumë shpejt u shndërrua në një nga personazhet e preferuar të fansave të serialit.

Ai nuk kishte lidhje me aktrimin para se të merrte pjesë në “Euphoria”. Angus po ecte në rrugë në New York kur Eléonore Hendricks, e cila rekruton talente, e vuri re. Cloud ishte skeptik në fillim, duke dyshuar për një mashtrim. Më pas, drejtoresha e kastit të aktorëve, Jennifer Venditti, u takua me të dhe krijuesi i serialit, Sam Levinson, përfundimisht e bëri një yll të “Euphoria” për dy sezonet e para.

“Nuk kishte asnjë si Angus. Ai ishte shumë i veçantë, shumë i talentuar dhe shumë i ri për të na lënë kaq shpejt. Ai gjithashtu luftoi, si shumë prej nesh, me varësinë dhe depresionin. Shpresoj që ai ta dijë se sa zemra ka prekur. Unë e doja shumë. Do ta dua gjithmonë,” tha Sam Levinson për Hollywood Reporter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco