Duhet ta shihni patjetër wallpaper-in e Kylie-t kushtuar partnerit!

Duhet ta shihni patjetër wallpaper-in e Kylie-t kushtuar partnerit!

17:48, 21/09/2023
A+ Aa A-

Kylie Jenner duket se ka rënë sërish në dashuri dhe po e përjeton këtë ndjenjë të bukur me Timothee Chalamet publikisht.

Përpos daljeve të tyre bashkë kudo, Kylie e mbanka partnerin e saj me vete edhe në një mënyrë tjetër. Në wallpaper-in e telefonit të saj.

Së fundmi është bërë virale një foto e telefonit të saj ku duket qartë një foto e tyre duke u puthur.

Image

Nëse shumë mund të mendonin se ajo në fakt wallpaper mban fëmijët e saj, jo. Kylie qenka vërtetë një vajzë romantike.

Kujtojmë që Jenner dhe Chalamet debutuan romancën e tyre në ndalesën e tretë të turneut të Beyonce “Renaissance” në Los Angeles.

Gjatë shfaqjes, e cila ndodhi në ditëlindjen e 42-të të fitueses së “Grammy”-së, ylli i “Call Me By Your Name”, 27 vjeç dhe themeluesja e “Kylie Cosmetic”, 26 vjeç, kaluan kohë në zonën VIP e mbushur me yje në stadiumin SoFi.

Në një moment, dyshja ndanë një puthje pasionante teksa mbanin njëri-tjetrin. Chalamet në një moment kapi të pasmet e Jenner-it para se ajo të kthehej për të shijuar koncertin.

Çifti me sa duket nuk kishte turp për intimitetin e tyre pasi ishin të rrethuar nga disa yje, përfshirë Justin dhe Hailey Bieber, dhe motrat e Jenner, Kendall Jenner dhe Kim Kardashian. Një javë para bërjes publike të romancës, ylli u pa duke u larguar nga rezidenca e Chalamet në Beverly Hills, Kaliforni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco