Vite më parë, Cher hoqi dorë nga ky ushqim dhe ndihet në super formë në moshën 77-vjeçare

Vite më parë, Cher hoqi dorë nga ky ushqim dhe ndihet në super formë në moshën 77-vjeçare

17:30, 21/09/2023
A+ Aa A-

Artistja e ka prekur tashmë moshën e tretë dhe në çdo dalje publike flet pa drojë për plakjen. Cher, pavarësisht ndërhyrjeve në fytyrë apo trajtimeve, thotë se sekreti që ka kontribuar në jetëgjatësinë e saj lidhet me dietën dhe mënyrën e jetesës.

Image

Le të mos harrojmë se jetëgjatësia për Cher ka edhe një faktor tjetër që është gjenetika, pasi nëna e saj Georgia Holt, jetoi deri në moshën 96-vjeçare.

Por përtej gjeneve, disa ndryshime në stilin e jetës që Cher bëri në vitin 1991 mund të kenë kontribuar në rininë dhe pamjen që ka sot.

Djathi duket se është një nga gjërat më të këqija për trupin.

Kur Cher foli për People 32 vjet më parë, ajo tha se të ngrënit e ushqimeve jo të shëndetshme gjatë xhirimeve për videoklipe apo filma e bënte shumë të vështirë mbajtjen e një regjimi ushqimor të shëndetshëm.

Kjo e frymëzoi artisten që të kërkonte këshilla nga një dietolog i quajtur Robert Haas, i cili e ndihmoi Cher të krijonte një plan ushqimor që do të ndikonte në shëndetin dhe mirëqenien fizike.

Image

Regjimi ushqimor:

Heqja e djathit nga dieta: “Përpiqem të shmang ushqimet me përmbajtje të lartë yndyre, sepse më bëjnë të plogësht dhe rrisin peshën. Produktet e qumështit nuk janë të mira për ne,” tha Cher për People. “Mendoj se djathi është një nga gjërat më të këqija për trupin. Nuk tretet mirë dhe shumica e djathërave janë shumë të lartë në yndyrë dhe kolesterol”.

Pi më pak qumësht: "Fillova të konsumoj vetëm qumësht pa yndyrë dhe nisa të ndihem shumë më mirë,” vijon artistja.  

Zgjedhja e ushqimeve më të shëndetshme: Cher zgjodhi orizin kaf në vend të orizit të bardhë, zëvendësoi ëmbëlsirat me fruta si banane dhe nektarina. Vaktet e artistes përfshijnë perime, pasta dhe legumet si thjerrëzat dhe fasulet.

Image

"Gjëja më e rëndësishme është t'i jepni vetes një shans për të luftuar," tha Cher gjatë intervistës. “Unë nuk marr drogë, kurrë nuk pi kafe, alkool, nuk ha mish të kuq, ndaj jam brenda një stili të shëndetshëm jetese,” përfundon Cher.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco