Drejtori i ‘Adidas’ thotë se Kanye West nuk është ‘njeri i keq’

Drejtori i ‘Adidas’ thotë se Kanye West nuk është ‘njeri i keq’

13:26, 21/09/2023
A+ Aa A-

"Unë nuk mendoj se ai donte të thoshte atë që tha dhe nuk mendoj se ai është një person i keq. Thjesht doli ashtu."

Drejtori i Përgjithshëm i Adidas, Bjørn Gulden tha se dyshon se Ye, artisti i njohur më parë si Kanye West, "donte të thoshte atë që tha" kur bëri një sërë komentesh antisemite dhe të tjera fyese vitin e kaluar.

Pothuajse një vit më parë, Adidas i dha fund një partneriteti të madh me Ye lidhur me deklaratat e tij, ndërpreu linjën e këpucëve Yeezy të Ye.

Në një deklaratë në atë kohë, kompania tha se "nuk toleron antisemitizmin dhe çdo lloj tjetër të gjuhës së urrejtjes". Aty shtohej: "Komentet dhe veprimet e fundit të Ye-së kanë qenë të papranueshme, të urryera dhe të rrezikshme, dhe ato shkelin vlerat e kompanisë për diversitetin dhe përfshirjen, respektin e ndërsjellë dhe drejtësinë."

Por shefi Gulden pati një ton të ndryshëm në podcastin investues "In Good Company".

"Unë mendoj se Kanye West është një nga njerëzit më krijues në botë," tha Gulden në një episod të publikuar më 12 shtator. "Shumë për të ardhur keq, sepse nuk mendoj se ai donte të thoshte atë që tha dhe nuk mendoj se është një njeri i keq. Thjesht doli në atë mënyrë.”

Gulden nuk dha detaje në intervistë. Ai mori postin e CEO janarin e kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco