Cardi B i bën urimin e ëmbël bashkëshortit në 5-vjetorin e martesës

Cardi B i bën urimin e ëmbël bashkëshortit në 5-vjetorin e martesës

13:14, 21/09/2023
A+ Aa A-

Reperja e njohur Cardi B dhe bashkëshorti i saj Offset festojnë pesë vjetorin e martesës.

Në këtë ditë kaq të veçantë për ta, reperja postoi në Instagram një video ku duket qartë një ambjent i zbukuruar me lule dhe mjaft romantik, ndërsa krahas saj e ka uruar bashkëshortin me fjalët më të ëmbla.

“Faleminderit shumë zemra ime. Faleminderit për lulet, mbrojtjen dhe që je një baba kaq përfekt për fëmijët tonë… Më pëlqejnë shumë gjëra te ti. Më pëlqen fakti që jam me një njeri të rritur që do të na sigurojë dhe të na mbrojë. Gjëja që më pëlqen më shumë të ti është që më studion mua dhe më kushton gjithmonë shumë vëmendje në çdo gjë. Gëzuar përvjetorin.”- ka shkruar ndër të tjera Cardi B.

Image

Kujtojmë që Offset i ka propozuar publikisht për martesë reperes gjatë koncertit “Power 99” në Powerhouse, Filadelfia në tetor të vitit 2017, ndërsa dyshja kanë edhe dy fëmijë së bashku,  vajzën 5-vjeçare Kulture Kiari Cephus, dhe djalin 2-vjeçar Wave Set Cephus.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco