Cara Delevingne është tejet e nxehur nga Twitter-i dhe ka një arsye të fortë

Cara Delevingne është tejet e nxehur nga Twitter-i dhe ka një arsye të fortë

11:29, 21/09/2023
A+ Aa A-

Cara Delevingne ra pre e një sulmi kibernetik, ku i hackuan llogarinë e saj në Twitter (X). Modelja 31-vjeçare ia doli të merrte llogarinë pas 1 jave dhe bëri postimin e fundit në këtë rrjet social, duke thënë më pas se do ta mbyllte llogarinë e saj.
 
Hackerat tentuan që të shisnin produkte me emrin e modeles dhe premtuan se të ardhurat nga shitjet do të shkonin për bamirësi.
 
Pasi rimori llogarinë, Cara u shpreh: “Më hackuan llogarinë para një jave dhe u desh kaq shumë kohë që të rikthehesha në llogarinë time!”.

Më tej, vijoi:
 
“Jam shumë e nxehur me Twitter-in apo çfarë dreqin quhet tani (referuar ndryshimit të emrit në “X”), që u desh kaq shumë kohë që të merrja llogarinë time! Shumë njerëz u mashtruan dhe jam e tërbuar. Do ta çaktivizoj llogarinë që kjo të mos ndodhë më kurrë”.

Ajo siguroi 9 milionë ndjekësit e saj në Twitter (X) se do të vijojë të jetë aktive në rrjetet e tjera, si: TikTok, Instagram dhe Threads dhe kërkoi sinqerisht ndjesë për kaosin e krijuar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco