Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Barbana Dini, nënë për herë të parë: Zbulon emrin e bebushes në kujtim të vëllait të ndjerë

Barbana Dini, nënë për herë të parë: Zbulon emrin e bebushes në kujtim të vëllait të ndjerë

10:42, 20/09/2023
A+ Aa A-

Këngëtarja Barbana Dini zbuloi në rrjete sociale se është bërë nënë e një vajze, e cila erdhi në jetë më 15 shtator.

“15 shtator 2023, mes emocioneve të papërshkrueshme, erdhi në jetë mrekullia jonë, Ergola Ergi Parubi” shkroi ajo duke zbuluar emrin në kujtim të vëllait të ndjerë, Ergi Dini.

“Jam e bindur që këtë emër që babai yt zgjodhi për ty do e mbash me shumë dashuri dhe krenari!” shtoi më tej.

Pasi spikati në vitin 2013 në “X Factor”, ku u shpall fitues i vendit të parë, Ergi u konsiderua nga audienca si një yll në ngjitje, por për fat të keq, një aksident i mori jetën.

Image

Këngëtari, vetëm 22 vjeç asokohe, u nda nga jeta në nëntor të 2016-s për shkak të një aksidenti me motor, teksa udhëtonte me mikun e tij, Kejdi Halilin. Edhe pse u dërguan me urgjencë në Spitalin e Traumës, dy të rinjtë nuk mundën të mbijetonin.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco