E shkundi skenën! Performanca e Shakirës, ndër më të mirat në MTV VMA

E shkundi skenën! Performanca e Shakirës, ndër më të mirat në MTV VMA

09:14, 15/09/2023
A+ Aa A-

Shakira ishte mes yjeve që mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve MTV Video Music Awards në New Jersey.

Ajo ishte e përzgjedhura e këtij viti për të performuar në ceremoninë vjetori dhe padyshim që shkëlqeu. Ylli kolumbian elektrizoi skenën e eventit më të njohur të muzikës me koreografinë e saj.

Disa nga hitet që interpretoi ishin “She Wolf”, “Hips Don’t Lie”, “Objection (Tango)”, “Whenever, Wherever”, “Te felicito” dhe shumë të tjera.

Performanca live e yllit kolumbian tashmë numëron mbi 8 milion shikime në Youtube brenda pak ditësh.

Komentues të shumtë e kanë cilësuar interpretimin e saj ndër më të mirat në histori të MTV Video Music Awards.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco