Fero sqaron një herë e mirë marrëdhënien me Arbenitën

Fero sqaron një herë e mirë marrëdhënien me Arbenitën

19:15, 14/09/2023
A+ Aa A-

Së fundmi, Fero ka qenë një ndër personazhet më të komentuara të shoëbiz-it që prej skandalit të dhunës me Arbenitën e deri tek konvertimi në fenë islame.

Teksa u aludua paraprakisht për divorc me modelen, në media qarkulloi një foto të dyshës pranë njeri-tjetrit; gjë që nxiti dyshim.

Megjithatë në një postim të fundit, reperi hedh poshtë zërat për një rikthim me modelen duke u shprehur se ai tashmë nuk ka asnjë lidhje me të.

Ai shtoi se tashmë kanë nisur jetën në dy rrugë të ndara dhe se kanë respekt të ndërsjellët pasi edhe janë prindër të një vajze.

“Jam mysliman tani dhe nuk kam lidhje me atë çfarë bën ish-gruaja ime. Secili e kemi jetën me respekt për njeri-tjetrin sepse kemi një vajze, por sot jam mysliman dhe nuk kam lidhje me te. Ajo zgjodhi jetën e saj”, ka shkruar Fero në postim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco