Lajmi i fundit

LIVE/ 'Nënat nuk janë fasoneri' -Takim në PD mbi projektligjin për surrogracinë

'Më duket sikur njerëzit flasin për mua' Bebe Rexha në ankth për të shkuar në tapetin e kuq të MTV VMA: Kam shtuar shumë në peshë, nuk po e dua më veten

'Më duket sikur njerëzit flasin për mua' Bebe Rexha në ankth për të shkuar në tapetin e kuq të MTV VMA: Kam shtuar shumë në peshë, nuk po e dua më veten

18:24, 12/09/2023
A+ Aa A-

Bebe Rexha pranon se ndien ankth dhe stres për të shkuar në tapetin e kuq të MTV Video Music Awards 2023, për shkak të shtimit në peshë.

Këngëtarja 34-vjeçare, publikoi një video të sinqertë për rreth 8.5 milionë ndjekësit e saj në TikTok, e cila u titullua “Ankthi është i mjerueshëm”, shkruan DailyMail.

“Jam shumë e shqetësuar dhe e stresuar për të shkuar në tapetin e kuq dhe, me sa duket, njerëzit flasin për peshën time. Sepse nuk po e dua vërtet veten tani”, tha Bebe Rexha.

E nominuara për çmimin “Bashkëpunimi më i mirë” në MTV VMA 2023, iu kërkoi fansave të saj “ndonjë këshillë dhe truk motivues” dhe tha se mund të ishte në tapetin e kuq të martën në Qendrën Prudential në New Jersey.

Bebe në fillim të klipit vuri në dukje se MTV Video Music Awards 2023 është të martën dhe ajo ishte jashtëzakonisht e shqetësuar.

Ajo tregoi se ndihej “shumë mirënjohëse dhe e bekuar” që u ftua në ceremoninë e ndarjes së çmimeve pasi u nominua për çmimin “Bashkëpunimi më i mirë” për bashkëpunimin shumë të suksesshëm “I’m Good (Blue)” me David Guettan, 55-vjeçar.

“E di që kritikat vijnë me territorin, kështu që jam në rregull me këtë pjesë. Dua të them që nganjëherë më ndikon. Unë jam njeri” – tha Bebe teksa iu drejtua kamerës, veshur me bluzë të zezë e me flokët e saj të gjatë bionde, të lëshuara poshtë.

“Por unë vetëm doja të flisja për këtë sepse takoj shumë njerëz dhe shumë herë më thonë: ‘O Zot, më pëlqen se si je gjithëmonë për pozitivitet e vetëbesim’. Më lejoni t’ju them, për momentin, nuk po ndihem aq e sigurt”, shtoi ajo.

“Jam shumë e shqetësuar dhe e stresuar për të shkuar në tapetin e kuq dhe, me sa duket, njerëzit flasin për peshën time. Sepse nuk po e dua vërtet veten tani. Nuk po ndihem vërtet si “vajza e keqe” që jam zakonisht”, vazhdoi ajo.

Interpretuesja e hitit “Me, Myself and I” tha se donte ta bënte videon sepse kuptoi se të gjithë kanë ditë si këto, dhe se askush nuk ndihet kurrë perfekt.

“Nuk e di nëse do të shkoj nesër. Unë kam një veshje. Është e lezetshme. Dhe unë dua ta vesh fustanin tim dhe me të vërtetë dua të shkoj për të festuar nominimin tim dhe nominimet e miqve të mi, por ndihem sikur ankthi ‘ë merr më të mirën time”, tha Bebe.

@beberexha

Anxiety sucks 

♬ original sound - BebeRexha

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco