Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Dita e parë e shkollës, Luizi shoqëron fëmijët e shtëpisë ‘Zyber Hallulli’

Dita e parë e shkollës, Luizi shoqëron fëmijët e shtëpisë ‘Zyber Hallulli’

11:39, 11/09/2023
A+ Aa A-

Këngëtari Luiz Ejlli ka zgjedhur ta nisë ndryshe ditën e sotme. Ai ka shoqëruar për në shkollë fëmijët e shtëpisë ‘Zyber Hallulli’ në Tiranë.

Në një video të postuar nga Top Channel, ai shihet teksa shoqëron për dore fëmijët të cilët duket se e kanë pritur shumë mirë gjestin e këngëtarit.

Me çantat dhe lulet në duar, fëmijët e shtëpisë ‘Zyber Hallulli’ do të ulen sot në bankat e shkollës në nisje të këtij viti të ri shkollor.

Në shtëpinë e fëmijës “Zyber Halluli”, në Rrugën e Elbasanit në kryeqytet, jetojnë 46 fëmijë jetimë apo me vështirësi ekonomike sociale dhe 36 punonjës që kujdesen për ta.

Ambienti, i cili është i ndarë në katër apartamente, rrethohet me piktura të shumta plot ngjyra, të cilat janë bërë nga një grup studentësh shqiptarë, që studiojnë për pikturë në Paris.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco