Lajmi i fundit

LIVE/ 'Nënat nuk janë fasoneri' -Takim në PD mbi projektligjin për surrogacinë

‘MTV’ Video Music Award, Shakira akrobaci në studion e provave

‘MTV’ Video Music Award, Shakira akrobaci në studion e provave

11:25, 11/09/2023
A+ Aa A-

Ylli kolumbian Shakira ka nisur provat për performancën e shumëpritur të saj në MTV Musiv Awards që do të transmetohet nesër, ku do të nderohet me çmimin ‘Michael Jackson Vanguard’.

Këngëtarja 46-vjeçare nuk ka zhgënjyer as këtë herë me fleksibilitetin dhe akrobacitë e saj, teksa ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa nga prapaskenat e performancës në studion e kërcimit. Në një nga fotot ajo shfaqet me këmbët pas kokës, ndërsa në një tjetër me shpinën e kthyer në tokë.

‘Merreni me mend se nga cila këngë është kjo pozë? Mezi pres të martën!’, shkruan ajo në fotogalerinë e postuar në Instagram.

VMA-të 2023 do të transmetohen drejtpërdrejt nga Qendra Prudential në Newark, New Jersey më 12 shtator.

Shakira është një nga këngëtaret më të njohura në Kolumbi dhe jo vetëm. Disa nga hitet e saj më të dëgjuara ndër vite janë: ‘Hips Don’t Lie’, ‘Waka Waka’ (Kjo kohë për Afrikën), Chantajem La Bicicleta, La La La (Brazil 2014) dhe Pero Fiel, të cilat numërojnë më shumë se një miliard shikime në YouTube.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco