Kylie Jenner ribashkohet me ish-shoqen e ngushtë, Jordyn Woods

Kylie Jenner ribashkohet me ish-shoqen e ngushtë, Jordyn Woods

08:59, 11/09/2023
A+ Aa A-

Kylie Jenner dhe Jordyn Woods duket se do të jenë sërish shoqe të ngushta, pasi të dyja u panë duke kaluar kohë me njëra-tjetrën gjatë Javës së Modës në New York.

Në një video të nga Kylie postuar në TikTok, vajzat shihen duke bërë pazar në Manhattan.

Miqësia e tyre shumëvjeçare u trondit në shkurt të vitit 2019 pasi Jordyn puthi të dashurin e Khloé Kardashian asokohe, Tristan Thompson.

Puthja bëri që Khloé të ndahej nga Tristan, me të cilin ajo ka dy fëmijë, vajzën True, 5, dhe djalin Tatum, 1 vjeç.

Image

Në “Red Table Talk" me Jada Pinkett Smith, Jordyn sqaroi se ishte “një puthje në buzë”. “Nuk mendoj se ai gaboi sepse e lejova veten të isha në atë pozicion. Kur përfshihet alkooli, njerëzit bëjnë budallallëqe,” tha ajo.

Pavarësisht se Kylie zgjodhi t'i japë fund miqësisë me Jordyn, katër vjet më parë, duket se koha dhe ndoshta disa biseda dhe kërkesa për falje shëruan plagët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco