Shakira lançon parfumin e ri, çmimi do t’ju befasojë!

Shakira lançon parfumin e ri, çmimi do t’ju befasojë!

08:53, 11/09/2023
A+ Aa A-

Këngëtarja kolumbiane Shakira vazhdon të fitojë para pas ndarjes së saj me Gerard Pique dhe jo vetëm në industrinë e muzikës, por tani ka lançuar një parfum të ri të frymëzuar nga fuqizimi i femrës.

Këngëtarja pas “Copa vacias” njoftoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram se një aromë e re është gati të dalë në treg.

“Njihuni me Rojo, aromën e re të feminitetit të fuqishëm dhe Eau de Parfume të parë nga Shakira Parfumes”, thuhet ne videon e ndarë.

Ajo tashmë ka në treg edhe tre parfume të tjera që karakterizohen nga aroma dhe cilësia e tyre.

Sa kushton parfumi i Shakirës?

Sipas trailerit të shkurtër të reklamës, shishja e “Rojo” është drejtkëndëshe dhe e thjeshtë, aroma e saj është e ëmbël me nota mjedër dhe një prekje qelibar.

Në Shtetet e Bashkuara tashmë është në dispozicion për 25 dollarë në Amazon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco