E kishte mbajtur sekret! Elon Musk ka edhe një fëmijë tjetër

E kishte mbajtur sekret! Elon Musk ka edhe një fëmijë tjetër

12:05, 10/09/2023
A+ Aa A-

Miliarderi Elon Musk dhe ish-partnerja e tij Grimes kanë tre fëmijë, dhe jo dy siç besohej më parë, sipas një biografie të re për CEO të Tesla, raporton “Independent”.

Sipas rishikimit të biografisë së Elon Musk nga “The New York Times”, që do të publikohet më 12 shtator, Musk dhe Grimes mirëpritën një fëmijë të tretë, një djalë të quajtur Techno Mechanicus, i cili quhet për shkurt “Tau”. Megjithatë, nuk dihet shumë për të apo kur ka lindur pasi identiteti i tij ka qenë një sekret.

Musk tani ka dhjetë fëmijë të njohur biologjikë me tre gra të ndryshme. Ai u takua me yllin kanadez 35-vjeçar të elektro-muzikës, emri i vërtetë i së cilës është Claire Boucher, midis 2018 dhe 2022. Edhe pse ata janë ndarë që atëherë, këngëtarja ka thënë më parë se marrëdhënia e tyre është “e lëvizshme”.

Emri i fëmijës së parë të çiftit është X Æ A-Xii, ose X, i lindur në maj 2020, vajza e tyre quhet Exa Dark Sideræl Musk, ose Y, e lindur në dhjetor 2021.

Së fundmi, miliarderi u tregoi fansave të tij një foto të binjakëve të vegjël që ai ndan me Neuralink Exec Shivon Zilis. Ai është gjithashtu baba i gjashtë fëmijëve që ndan me ish-gruan e tij, autoren kanadeze Justine Wilson. Sipas një raporti të People, ai kishte djalin e tij të parë, Nevada Alexander, në vitin 2002, por ai vdiq në 10 javë nga sindroma e vdekjes së papritur të foshnjave (SIDS).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco