10 gjeste që i bëjnë burrat të duken romantikë në sytë e grave

10 gjeste që i bëjnë burrat të duken romantikë në sytë e grave

09:06, 10/09/2023
A+ Aa A-

Çokollata në formë zemre? Të shkuarit në farmaci në mes të natës kur partnerja ka dhimbje koke? Çdo festë Shën Valentini rrëzohet përpara këtyre gjesteve të vogla që për gratë kanë domethënie të madhe.

Romanca nuk duhet të jetë vetëm trëndafila, arushë pelushi apo një propozim në gjunjë...Ka plot 10 veprime të thjeshta, por të bukura që i bëjnë burrat të duken super romantikë në sytë e grave që dashurojnë:

Di ku të të puthë

Ajo pjesë e vogël pas veshit ku një puthje i vë zjarrin sistemit nervor. Ai e di saktësisht se ku është dhe nuk do ta harrojë kurrë.

Të thotë: "Ti dukesh fantastike"

Përpara se të dilni nga shtëpia, ai ndalon dhe të bën një kompliment “Wow”!

Flet me prindërit e tu në telefon

Ndoshta kjo është biseda më e dhimbshme në botë për t’u dëshmuar, por edhe ndodh...

Lexon etiketat e rrobave të tua para se t’i fusë në lavatriçe

Ndryshe nga veshjet e tij, partneri e di se veshjet tuaja nuk janë 100% pambuk.

Të përqafon shpesh

Ai e bën këtë gjest shpesh sepse e di që edhe juve ju pëlqen.

Furnizon me karburant makinën para se të vijë në shtëpi

Si të ta lehtësojë jetën që ju të mos ndaloni në një karburant në mëngjes përpara se të shkoni në punë? Ai e bën këtë para jush.

Ha lakër jeshile

Të paktë janë ata që e pëlqejnë lakrën kale, por ai respekton shijet tuaja.

Shikon “Gilmore Girls” me ju

Në këtë mënyrë ai bëhet skuadër në shijet tuaja për filmat dhe serialet komikë.

Bisedon me ju para se të bëjë plane

Jo sepse ka frikë nga ju, por ai respekton rregullat dhe standardin e jetës që ndani bashkë.

Dallon ndryshimet te flokët tuaj

Ai ju njeh mjaft mirë dhe di të dallojë edhe ndryshimet më të vogla tek flokët tuaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco