Si të ankohesh me mirësjellje për të marrë atë që dëshiron: Ja 8 mënyrat

Si të ankohesh me mirësjellje për të marrë atë që dëshiron: Ja 8 mënyrat

08:38, 10/09/2023
A+ Aa A-

Të dëgjosh një njeri që ankohet gjithë kohës, është sa e lodhshme, aq edhe bezdisëse. Por, ndonjëherë nuk ka shpëtim! Një njeri mund të ankohet gjithë ditën duke e kthyer në rutinë këtë sjellje.

Nëse jeni një ankues kronik, është koha të rishqyrtoni mënyrat e të menduarit dhe ankesës, nëse i keni sytë tek rezultati final: të merrni atë që dëshironi.

Ja tetë metodat efikase sipas terapistëve:

Ankohuni në kohën e duhur

Ka një kohë dhe një vend për çdo gjë, duke përfshirë edhe ankesën. Jini të vetëdijshëm kur i parashtroni shqetësimet një personi tjetër për të pakësuar mundësinë e një përgjigjeje negative.

Përdorni togfjalëshin "Unë"

Gjuha ka fuqi të madhe dhe kjo fuqi mund të rregullojë ose prishë një situatë të caktuar. Kur ankoheni, përdoreni fjalën unë për të fuqizuar idenë e fajit, pra personalizoni përgjegjësitë tuaja.

Flisni pozitivisht dhe saktë

Përdorni një gjuhë të saktë dhe argumentoni me shembuj dhe detaje për të ndihmuar personin tjetër të kuptojë atë që po thoni. Qartësia është çelësi.

Vendoseni veten në vendin e tjetrit

Para se të shprehni ankesën, ndaloni një moment dhe kuptoni pozitën e tjetrit. Mendoni se çfarë mund të ndiejnë ose mendojnë ata që janë përballë jush dhe pastaj flini për shqetësimin tuaj.

Shmangni sulmin ndaj karakterit

Ju kanë kritikuar ndonjëherë personalitetin? Nuk është ndjesi e bukur apo jo?! Sulmet personale largojnë fokusin nga problemi në fjalë, duke vonuar në gjetjen e një zgjidhjeje.

Mos u fokusoni vetëm te problemi, jepni zgjidhje

Nëse keni një mentalitet të përqendruar tek zgjidhjet kur i parashtroni ankesat dikujt, atëherë ju dini si të jeni praktikë edhe në situata jo të favorshme.  

Vendosni ankesën në mes të një situatë pozitive

Ndryshe quhet efekti sanduiç. Vendoseni ankesën në mes të një diskutimi pozitiv dhe do ta shihni çdo situatë problematike ndryshe.

Jini mendjehapur

Kur flisni për një ankesë nga këndvështrimi juaj, duhet të jeni mendjehapur për përgjigjen e atyre që po ju dëgjojnë. Zgjidhja e një ankese është një përpjekje në ekip, ndaj kjo shkon paralelisht me ndjeshmërinë dhe vendosjen e vetes në vendin e tjetrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco