FOTO/ Aktori i njohur shet vilën buzë liqenit italian me 10-fishin e blerjes

FOTO/ Aktori i njohur shet vilën buzë liqenit italian me 10-fishin e blerjes

17:17, 08/09/2023
A+ Aa A-

Aktori hollivudian gati të largohet nga shtëpia e tij buzë liqenit në Komo të Italisë.

Mediat italiane bëjnë të ditur se George Clooney ka shitur vilën Oleandra në liqenin e Komos për 100 milionë euro. Pa reklama, pa shtyp, por vetëm blerës të pasur. Kjo duket të jetë politika e George Clooney për shitjen e vilës në Itali.

George Clooney e kishte blerë Villa Oleandra në Laglio në vitin 2002 për një shumë prej dhjetë milionë dollarësh. Për të siguruar privatësi dhe rehati ai kishte bërë disa punë rinovimi dhe gjithashtu një urë të vogël që kalon rrugën buzë liqenit të vilës për të lidhur rezidencën kryesore.

Në zonën e Como, Clooney ishte i pranishëm vazhdimisht gjatë verës, por askush nuk ia ka prishur kurrë qetësinë. Ylli hollivudian e bleu atë kur ishte beqar dhe më pas u pa atje përkrah Amal Clooney si një bashkëshort i dashur dhe baba i veçantë, duke e kthyer zonën e Komos në qendër të vëmendjes. Ndërsa tani ka keqardhje për largimin e yllit të Hollivudit.

Pikërisht në Villa Oleandra lulëzoi dashuria mes George Clooney dhe Amal Alamuddin, të cilët këtë vit festojnë 9 vjet martesë. Më pas shtëpia u bë vendstrehimi për të gjithë familjen, përfshirë binjakët Ella dhe Alexander.

Pak kohë më parë u përfol se George Clooney kishte vënë në dispozicion vilën e tij të bukur për evente. Dhomat e rezidencës do të ishte e mundur të jepeshin me qira për dasma apo ceremoni për shumën 30 mijë euro.

Pikërisht kur familja e Clooney ishte me pushime në liqenin e Komos, disa planifikues dasmash u panë duke vizituar aktorin. Ndoshta për të rënë dakord për idenë e biznesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco