Debati për tallavanë, Venera 'ngre duart' para Flor Mumajesit

Debati për tallavanë, Venera 'ngre duart' para Flor Mumajesit

14:36, 08/09/2023
A+ Aa A-

Rreth 7 vite më parë, Flor Mumajesi dhe Venera Lumani u përfshinë në një debat në post-Kënga Magjike, ku këngëtarja i kërkonte “llogari” Florit se përse “kishte futur muzikës turbo folk në tregun shqiptar”.

Pikërisht këtë moment, Flori e rikujtoi duke marrë “hak”, teksa i kthente përgjigje me fakte Venerës, që shprehej asokohe se s’do ta fuste kurrë rrymën tallava në këngët e saj.

“Eshtë faji im? Apo cështje kohe”- shprehej Flori, duke tërhequr vëmendjen e duke e bërë publikun kurioz për një përgjigje nga Venera.

Kjo e fundit ishte e ftuar në “Good morning albanians”, ku foli për situatën dhe “ngriti duart” para Flor Mumajesit, duke u shprehur se është e vogël para muzikës së tij.

“Nuk më duket etike nëse flasim pa qenë të gjithë prezent në tavolinë, por që nuk reagova sepse nuk më pëlqen që artistët të grricen me njëri tjetrin nga Instagrami, nga rrjetet sociale. Mendoj se do të ishte shumë më e drejtë, shumë më e bukur që në një moment që do të jemi të gjithë bashkë ta diskutojmë sepse është diskutim shumë i mirë. Mua asnjëherë nuk më ka joshur vëmendja nga gërricjet në Instagram.

E pyetur nëse ajo vetë ka shkuar drejt rrymës tallava, për të cilën debatoi me Mumajesin, Lumani u përgjigj:

“Mendoj se njerëzit e keqkuptojnë, ose nuk e dinë fiks se çfarë do të thotë tallava dhe zhanere të tjera, por kjo duhet shpjeguar nga ne artistët. Kam përshtypjen që ka qenë një periudhë jo e mirë e Florit kur të gjithë e sulmonin për muzikën që ai bënte në atë kohë dhe më duket që si për inerci edhe pyetja ime ka marrë një konotacion të gabuar. Unë s’e kam sulmuar asnjëherë, jam shumë e vogël para Florit, para muzikës së tij dhe kam përshtypjen jam përzier edhe unë aty, por pyetja ime ka qenë shumë naive dhe si të thuash për të kërkuar një lloj këshille dhe mendoj që është gabuar, me siguri, edhe për shkak të artikulimit të gabuar sepse ka qenë dukshëm naiviteti i një artisti shumë të ri”.

Ajo sqaroi se këshillën e Florit asokohe e ka marrë dhe e ka implementuar në karrierën e saj për të arritur këtu ku ka arritur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco