Ilir Shaqiri kërkon një përballje me Luiz Ejllin dhe Donald Veshajn në edicionin e tretë të 'BBV'

Ilir Shaqiri kërkon një përballje me Luiz Ejllin dhe Donald Veshajn në edicionin e tretë të 'BBV'

14:17, 08/09/2023
A+ Aa A-

Balerini i njohur, Ilir Shaqiri, do të jetë kryetari i jurisë në edicionin e dytë të spektaklit ‘Dancing With The Stars’.

Teksa ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në programin “Wake Up”, fituesi i “Big Brother VIP1”, foli për spektaklin e famshëm të kërcimit por gjatë bisedës nuk mungoi as pyetja për edicionin e tretë të BBVIP.

I pyetur se cilët nga personazhet e njohur të ekranit dëshiron të shikojë në këtë ‘reality shoë’, ai përmendi tre emrat më të përfolur në publik, Donald Veshajn dhe Luiz Ejllin, ku nuk la pa përmendur dhe emrin e tij.

“Do ktheja Luizin, Ilirin dhe Donaldin. Ndoshta do vijë një ditë…”-tha Iliri, e teksa u pyet se kush mendon se do të ishte fituesi, balerini u përgjigj:

 “Atë e di sovrani”.

      
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco