Nëse nuk do ishte bërë Mbretëreshë, ja profesioni që do kishte zgjedhur Elizabeth II

Nëse nuk do ishte bërë Mbretëreshë, ja profesioni që do kishte zgjedhur Elizabeth II

14:05, 08/09/2023
A+ Aa A-

 

Mesa duket nëse do të kishte pasur mundësi zgjedhje ajo do të kishte zgjedhur diçka tjetër krejt ndryshe për karrierën e saj.

Gjatë një interviste për “The Daily Express”, miku i Mbretëreshës, Gyles Brandreth tha se nëse Elizabeth nuk do të ishte bërë Mbretëreshë, ajo gjithmonë kishte dëshirë që të bëhej një komediane.

Sipas Brandreth, Princesha Elizabeth ishte frymëzuar nga një aktore e cila vizitoi kështjellën Windsor gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ajo kishte treguar gjithashtu një interes të veçantë për George Formby, një aktor, kantautor dhe komedian, këngën e të cilit “When I’m Cleaning Windows” Elizabeth shpesh e këndonte, teksa imitonte atë.

“Ishte një aktore që erdhi dhe quhej Florence Desmond. Ajo i bëri përshtypje Mbretëreshës dhe më tha se nëse nuk do të kishte qenë mbretëreshë, do të kishte dashur që të ishte një komediane. Unë thashë, ‘Vërtet? Cfarë mund të bësh?’ Dhe ajo tha, ‘Unë mund të bëj ‘George Formby'”.- tha 

Ndër të tjera Brandreth tha se Elizabeth gjithashtu mund të imitonte kafshët dhe thekset rajonale.

“Ajo do të bënte Frankie Dettori duke kërcyer nga një kali, Concorde mbi kështjellën Windsor,” tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco