I dedikoi një këngë, mes lotësh bashkëshortja e Skerdit rrëfen emocionet e forta që përjetoi

I dedikoi një këngë, mes lotësh bashkëshortja e Skerdit rrëfen emocionet e forta që përjetoi

13:29, 08/09/2023
A+ Aa A-

Skerdi Ago është një ndër këngëtarët më të suksesshëm të estradës muzikore.

Këngët e artistit i cili po korr suksese të një pas njëshme kanë bërë për vete një publik të gjerë, por fansja më e zjarrtë është bashkëshortja e tij, Vesa.

Në mesin e hiteve më të fundit të Skerdit është edhe kënga që ai ka dedikuar shpirtit të tij binjak.

Sapo dëgjoi këngën Vesa është emocionuar nga dedikimi që artisti i kishte bërë.

Ndërsa postoi një foto në InstaStory, mes lotësh bashkëshortja e këngëtarit ka treguar se teksti i këngës ka fjalë shumë të ndjera dhe i rikthyer asaj emocione të forta.

“Ky është reagimi im kur dëgjova këngën që @skerdiago e paska shkruar për mua. Ajo do jetë pjesë e albumit të parë i cili shpalos shumë të pathëna nga jeta e tij me shumë sakrifica dhe mund për muzikën.“- ka shkruar Vesa.

Ndërsa vazhdoi: “Teksti i kësaj kënge dedikuar mua është shumë i ndjerë dhe më riktheu emocione të forta të cilat i kisha lënë prapa… Vazhdo e ngjitu në majë aty ku e ke vendin.”


Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco