Përvjetori i vdekjes së Mbretëreshës, princat në ceremoni të ndara e private, Harry: Na përbuzin ende

Përvjetori i vdekjes së Mbretëreshës, princat në ceremoni të ndara e private, Harry: Na përbuzin ende

12:50, 08/09/2023
A+ Aa A-

Një vjetori i ndarjes nga jeta të mbretëreshës Elizabet është përkujtuar me lutje dhe me ceremoni të posaçme. Mbreti Charles e ka kujtuar si një njeri që u përkushtua pa kushte. por duket se edhe princat ende nuk janë pajtuar, ku Herry edhe një herë shprehu pakënaqësi ndaj sjelljes prej Kurorës

Me një foto portret, kur ajo ishte 42 vjeç, mbreti Charls III përkujtoi përvjetorin e parë të vdekjes së mbretëreshës Elisabeth II.

Në mesazhin e tij, ai tha se do e kujtonte nënën e ndjerë për përkushtimin pa kushte që tregoi për vite me radhë.

Të premten në mëngjes, në kishën Cratghie Kirk pranë Balmoral, mbreti dhe mbretëresha bënë lutjet përkujtimore, ndërsa princi dhe princesha e Uellsit Uillian dhe Keit i zhvilluan lutjet në një shërbim privat në katedralen St.Davids.

Princi Harry kreu homazhe gjithashtu, teksa ndodhej në Britani që një ditë më parë për të marrë pjesë në një ceremoni çmimesh. Por nuk iu bashkua mbretit dhe mbretëreshës por mediat citojnë të ketë thënë se ndihen ende të përbuzur.

Edhe kryeministri Rishi Suank përkujtoi Mbretëreshën Elisabeth II, teksa tha se i ka të freskëta ende çastet nga takimi me të.

"Mençuria, ngrohtësia dhe mendja e saj e mprehtë janë të paharrueshme . Përkushtimi i saj ndaj kombeve të Mbretërisë së Bashkuar dhe Komonuelthit është i dukshëm edhe sot.” – tha Sunak.

Fotografia zyrtare me ngjyra e Mbretëreshës është bërë nga Cecil Beaton më 16 tetor 1968 dhe nuk ishte publikuar asnjëherë më parë.

Elizabeth II vdiq në moshën 96-vjeçare në kështjellën Balmoral më 8 shtator të vitit të kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco