Shuma marramendesë për të cilën George Clooney po shet pasurinë e tij në liqenin Como

Shuma marramendesë për të cilën George Clooney po shet pasurinë e tij në liqenin Como

12:39, 08/09/2023
A+ Aa A-

George dhe Amal Clooney po përgatiten t'i thonë lamtumirë vilës së tyre të famshme në liqenin e Komos në veri të Italisë.

Arsyeja kryesore pse çifti prej vitesh dëshiron të largohet nga ky vend është fakti se dhjetëra paparacët dynden aty çdo vit, sapo kuptojnë se ka njerëz në shtëpi.

Sipas burimit që foli më parë për faqen Page Six , “George e do zonën dhe njerëzit e saj, por ai e di se sa vëmendje merr kur është atje. Kam një ofertë për vilën dhe po mendon ta pranojë. Ai po mendon gjithashtu të blejë një pronë tjetër, në një zonë tjetër të Italisë. Tashmë  oferta e marrë nga Clooney shkon në 107 milionë dollarë, shumë që sado i pasur të jesh nuk mund t'i rezistosh kollaj.

Kështu ka ardhur koha që çifti i famshëm të kërkojë paqen,  në asnjë pjesë tjetër të Italisë, por në Provence franceze, ku dy vjet më parë blenë një pronë dhe që atëherë Amal preferon të shkojë atje për pushimet e saj, pasi është një vend shume i qetë.

Ndërkohë, sigurisht çifti do të vazhdojë të vizitojë Komon, si së fundmi, me rastin e Festivalit të 80-të të Filmit në Venecia. 

Për momentin çifti nuk i është përgjigjur pyetjeve përkatëse të drejtuara nga shtypi ndërkombëtar.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sara (@saracey)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco